FUSHË KOSOVA - VËLLAZNIMI

Përsëri dobët jashtë shtëpisë
3 April, 2019 @16:15
Vazhdon forma aspak e mirë e Vëllaznimit në takimet jashtë shtëpisë.
Skuadra gjakovare, që këtë sezon ka vetëm dy fitore në ndeshjet si mysafire, sot u ndal pa gola në ndeshjen e luajtur ndaj Fushë Kosovës në stadiumin e kësaj të fundit.
Për fat të mirë të gjakovarëve, sot skuadra e Vitisë pësoi humbje ndaj Drenasit, rezultat ky që e mban edhe më tutje Vëllaznimin në vendin e katërt, vend nga i cili për Superligë mund të luftohet përmes fazës Play Out.
Xhiron e ardhshme, Vëllaznimi i shkon Arbërisë në Prishtinë, përderisa Fushë Kosova i shkon Bashkimit në Koretin.