DUKAGJINI - VLLAZNIA

Foto: KFDukagjini/fb
Milicaj hat-trick, Përgjokaj debuton me fitore
3 April, 2019 @18:15
Trajneri i ri i Dukagjinit të Klinës, Ndue Përgjokaj, ka debutuar me fitore në detyrën e tij të re në klub.
Dukagjini ka shënuar fitore 3-1 ndaj Vllaznisë sot në Klinë, falë formës së jashtëzakonshme të treguar nga sulmuesi me përvojë Mark Milicaj, i cili shënoi tre herë në portën kundërshtare.
Me këtë fitore Dukagjini vazhdon të kërkojë Superligën si dhe ka ngritur distancën ndaj Vëllaznimit ndjekës, që ka barazuar sot ndaj Fushë Kosovës.