BASHKIMI - ISTOGU

Arifi në kohë shtesë sjell fitoren
3 April, 2019 @18:24
Ndeshje e barabartë përgjatë 90 minutave të kohës së rregullt, edhe pse Bashkimi i Koretinit kërkonte më shumë golin, por Istogu me lojën që aplikonte s’lejonte konkretizim.
Krejt në fund, në kohën shtesë të dhënë nga referi i ndeshjes, vendasit shënojnë përmes Leutrim Arifit për 1-0 që çon në këmbë krejt të pranishmit përreth stadiumit, derisa Bashkimi merr tre pikë të arta në luftë për mbijetesë.
Në xhiron e radhës Bashkimi pret Fushë Kosovën, derisa Istogu Vushtrrinë.