DFB POKAL: QUARTER FINAL

Foto: Werder Official/fb
Falë Rashicës, Werderi arrin gj’finalen
3 April, 2019 @22:58
Werder Bremen është gjysmëfinalisti i fundit i Kupës së Gjermanisë, derisa sonte eliminoi Schalken duke e mposhtur si mysafir 0-2.
Golin e parë dhe krahëdhënës për ekipin e shënoi mesfushori i Kosovës, Milot Rashica, me një raketë të vërtetë, derisa më pas Davy Klassen vendosi rezultatin përfundimtar.
Bashkë me Werderin në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë janë kualifikuar edhe Hamburgu, Leipzigu dhe Bayerni.
Pas ndeshjes, Rashica mori edhe çmimin e lojtarit më të mirë të kësaj ndeshjeje.