FIFA RANKING

Foto: FSHF
Rënie e kuqezinjëve në renditjen e FIFAs
4 April, 2019 @12:21
Humbja nga Turqia dhe fitorja ndaj Andorrës në kuadër të dy ndeshjeve të para kualifikuese për EURO 2020, ka bërë që Shqipëria të humb një pozitë në renditjen mujore të FIFAs.
Sipas listës së publikuar sot, kuqezinjtë që aktualisht janë nën drejtimin e Ervin Bulkut nga pozita 61 kanë rënë në pozitën 62, dhe janë pas Finlandës e Hondurasit e para Sllovenisë e Bolivisë.
Sa i përket kundërshtarëve tjerë në grup të Shqipërisë, gjendja e tyre është kështu:
Franca është e dyta, Turqia ka tejkaluar Islandën duke dalë e 39-ta, ndërsa Islanda ka rënë në pozitën 40. Andorra është e 134-ta. Ndërsa Molldavia e 171-ta.