Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASTORET

Ballkani favorit ndaj BATE-s

Ballkani favorit ndaj BATE-s


24 August, 2023 @10:44

Derisa ekipi kampion i Kosovës ka bërë përgatitjet për ndeshjet e playoffit të Ligës së Konferencës, tashmë është edhe në cilësi të favoritit për duelin e parë të playoffit ndaj ekipit bjellorus, BATE Borisov.

Ballkani - BATE luhet sonte në Fadil Vokrri me fillim prej orës 20:45. Suharekasit do të kërkojnë rezultat sa më të favorshëm, ashtu që në ndeshjen e kthimit që luhet të enjten tjetër ta kenë sadopak, më të lehtë.

Ndërkaq bastoret veçse kanë dhënë kuotat për ndeshjen e sontme, ku Ballkani është favorit, pasi që për fitoren e vendasve mesatarja e kuotave është 1.75 për fitore, karshi 5.00 sa i jepet fitores së mysafirëve në Prishtinë.

Barazimi në këtë ndeshje është vlerësuar me kuotë mesatare prej 3.60. Ndeshja do të referohet nga gjyqtari bullgar, Chinkov.


 
Të gjitha lajmet nga