SUPERLIGA

Ballkani fillon stërvitjet të hënën
2 July, 2021 @14:02
Skuadra e Ballkanit, gati për t’i filluar pëgatitjet për stinorin 2021/22.
Ballkani në faqen zyrtare ka bërë të ditur se të hënën më 5 korrik do të zhvillohet stërvitja e parë në ora 17:00 në Suharekë, kurse më pas do të vazhdojnë përgatitjet jashtë vendit.
Ballkani gjithashtu ka bërë të ditur se do të ketë një apo dy përforcime cilësore, ngase është ruajtur skuadra e stinorit të kaluar.