Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI 1-3 BALLKANI

Ballkani i kthehet fitores dhe merr kreun e Superligës

Ballkani i kthehet fitores dhe merr kreun e Superligës


30 September, 2020 @17:06

Me një paraqitje brilante në pjesë të dytë të ndeshjes, Ballkani i Suharekës i është kthyer fitores në Superligë pas barazimit në xhiron e kaluar dhe kështu ka marrë kreun e klasifikimit në elitë.

Ballkani mposhti Llapin në Zahir Pajaziti të Podujevës 1-3 [Arbnor Ramadani 78 - Mirlind Daku 52p, 60, Blend Baftiu 70]. Pas pjesës së parë të kaluar qetë sa i përket rrjetave, në pjesë të dytë penalltia hapi rezultatin dhe prej atij momenti të drejtuarit nga Ismet Munishi shkuan drejt fitores.

Ka qenë Mirlind Daku që i dha epërsinë ekipit nga pika e bardhë, për të vazhuar pas 8 minutash edhe me golin e dytë.

TABELA AKTUALE

Ndërsa Blend Baftiu vulosi fatin e ndeshjes duke shënuar për 0-3 në minutën e 70 të ndeshjes.

E tëra që arriti të bëj Llapi i Tahir Batatinës (që mori karton të verdhë për shkak të prostestave ndaj referit) ka qenë goli i nderit shënuar me Arbnor Ramadanin 12 minuta para fundit të lojës.

Me këtë fitore Ballkani merr lidershipin e Superligës, ndërsa Mirlind Daku në listën e top-golashënuesve të Superligës bën edhe më të madh dallimin ndaj të tjerëve.

Llapi, në anën tjetër vazhdon startin katastrofal me tre humbje nga tre ndeshjet e para të stinorit.


 
Të gjitha lajmet nga