FERIZAJ - BALLKANI

Ballkani i pandalshëm, fiton edhe në Ferizaj
2 October, 2019 @16:47
Pas fitores 0-1 ndaj Drenicës në Skenderaj, Ballkani i Ismet Munishit ka shënuar edhe një fitore të rëndësishme në udhëtim.
Sot therandasit triumfuan 1-2 ndaj Ferizajit vendas, për të vazhduar fuqishëm luftën për titullin kampion.
Blend Baftiu me asistimin e Besnik Krasniqit shënoi fillimisht në minutën e 15’, derisa epërsia u dyfishua nga Artur Magani (34’) pas asistimit nga Blend Baftiu, para se Edon Sadriu i vendasve ta ngushtonte epërsinë në 1-2 pas një goli të shënuar nga gjuajtja e lirë në fundin e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, megjithë tentimet e skuadrave për gol, portierët nuk u mposhtën dhe ndeshja u mbyll me rezultatin final 1-2.
Kjo fitore bën që Ballkani të ketë pikë të barabarta me Llapin lider, derisa Ferizaji edhe më tutje ndodhet në zonën e ftohtë.