MIQËSORE
Ballkani mposht Trepçën në miqësore
7 February, 2017 @11:43
Skuadra e drejtuar nga trajneri Gzim Hasi, Ballkani, ka shënuar fitore ndaj Trepçës në miqësoren e zhvilluar ditë më parë në “Përparim Thaçi” të Prizrenit.
Ekipi i Ballkanit u dallua me lojë të mirë posaçërisht në pjesë të parë, kur avancoi 2-0 përmes golave të shënuara nga Caner Gzimi dhe Gentian Elezaj.
Trepça shënoi pak para fundit të ndeshjes, për rezultatin përfundimtar 2-1.
Njashtu, ekipi i Ballkanit ka falenderuar Lirinë për mundësinë e shfrytëzimit të stadiumit “Përparim Thaçi” pasi që stadiumi i tyre në Suharekë është në renovim e sipër.
Ballkani është pjesë e Ligës së Parë të Kosovës dhe ka përfunduar pjesën vjeshtore të stinorit në pozitën e dhjetë me 17 pikë nga 15 ndeshje.