Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ROSSONERI

Balotelli shënon, Milan mposht Udinen

Balotelli shënon, Milan mposht Udinen


22 September, 2015 @22:39

Fitorja e xhiros së parë ndaj Juventusit, i bëri shumë keq Udineses. Si duket gëzimi i madh për fitore ndaj kampionit i bëri lojtarët nga Friuli me vetëbesim të tepruar dhe sonte ata kanë regjistruar humbjen e katërt me radhë në Serie A

Milan është treguar i saktë dhe i fuqishëm në pjesë të parë, duke shënuar shpejtë dhe duke qëlluar tre herë portën e Orestis Karnezisit për të siguruar fitoren 2-3 në fund. 

Tentimi për rikthim i ekipit të Stefano Colantuonos ka qenë i pamjaftueshëm dhe përkundër dy golave të shënuara, ata nuk kanë arritur së paku të shpëtojnë një pikë në shtëpi. 

TABELA AKTUALE

Milan ka regjistruar fitoren e tretë të stinorit sonte, derisa Mario Balotelli nga gjuajtja e lirë realizoi golin e parë për Rossonerët në Serie A, prej se u rikthye në ekip. 


 
Të gjitha lajmet nga