Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VERONA 1-1 JUVENTUS

Barak ndal Juventusin, rast që Interi të shkojë në +10

Foto: via Eurosport

Barak ndal Juventusin, rast që Interi të shkojë në +10


27 February, 2021 @23:10

Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e 24 të stinorit sonte, por Juventusi është ndalë nga Verona, për të mbetur edhe më larg garës për titull kampioni.

Verona ndali Juventusin në 1-1 [Antonin Barak 77 - Cristiano Ronaldo 49].

Rastet e mira të Juventusit në fillim me Aaron Ramsey dhe Federico Chiesan nuk përfunduan në rrjetë, ndërsa mungesat e disa lojtarëve të rëndësishëm te ekipi i Andrea Pirlos, vështirësuan që bianconerët të thyejnë mbrojtjen mirë të organizuar të Veronës.

Cristiano Ronaldo

Kur Juventus shënoi përmes Cristianos (goli i 19 në Serie A këtë stinor) ekipi mendoi se siguroi fitoren, derisa çeku Antonin Barak prishi planet e mysafirëve, kampionë aktual, për barazimin përfundimtar.

E Interi, që është lider në Serie A, me fitoren potenciale nesër ndaj Genoas do të mund të ngriste diferencën e pikëve në 10 ndaj kampionit aktual.

TOP 3 - TABELA AKTUALE:

1. Inter 53 pikë
2. Milan 49 pikë
3. Juventus 46 pikë.

PLAYER RATINGS

VERONA: Silvestri 6, Magnani 5, Gunter 5, Lovato 5, Faraoni 7, Sturaro 5, Ilic 5, Dimarco 5, Barak 6, Zaccagni 7, Lasagna 6. REZ: Veloso 6, Lazovic 6, Vieira n/a, Bessa n/a, Dawidowicz n/a.

JUVENTUS: Szczesny 8, Demiral 6, De Ligt 8, Alex Sandro 7, Chiesa 8, Bentancur 5, Rabiot 4, Bernardeschi 5, Ramsey 6, Kulusevski 5, Ronaldo 8…REZ: McKennie n/a, Di Pardo n/a.

 


 
Të gjitha lajmet nga Serie A