REZULTAT PËR RIVALIN

Barazim i napolitanëve, Juve lider
22 February, 2016 @22:55
Derisa Milan tashmë tetë ndeshje radhazi nuk di për humbje, Napoli do të vajtojë rastin e humbur për t’iu kthyer kreut të klasifikimit.
Napolitanët dhe Rossonerët barazuan sonte në San Paolo, ndërsa Juventus mbeti lider përkundër lëshimit të pikëve që e bëri këtë xhiro.
Shqiptari Elseid Hysaj ka qenë për 90 minuta në fushë te ekipi i Napolit dhe ka qenë njëri ndër më të dalluarit në mbrojtjen e skuadrës.