RAMIZ SADIKU 2-2 2 KORRIKU

Fotot: RamizSadiku & 2Korriku/ fb
Barazim në derbin prishtinas
19 August, 2022 @22:00
Në hapje të stinorit të Ligës së Parë në Grupin B, derbi prishtinas, i shkollave të suksesshme të futbollit, ndërsa si specialitet në këtë ndeshje ishte edhe inaugurimi i sistemit VAR në Ligën e Parë.
E lojtarët e timonierëve, Triumf Sinanit vendas dhe të Besim Ademit të mysafirëve, arsyetuan epitetin e derbit, ndërsa shije dhe dramë i dha barazimi në kohën shtesë, kur Redon Bejta gëzoi ekipin e 2 Korrikut për përfundimtaren, Ramiz Sadiku - 2 Korriku 2-2 [Erduan Ibrahimi 21’, Taulant Kiçmari 58’ - Labinot Jetullahu 22’, Redon Bejta 90+’].
Golat e parë erdhën shpejt, ku menjëherë pas epërsisë së Ramiz Sadikut me Erduan Ibrahimin, mysafirët barazuan që në sulmin tjetër me Labinot Jetullahun me përvojë. Kështu përfundoi edhe pjesa e parë, 1-1.
Në pjesë të dytë Taulant Kiçmari i dha epërsinë ekipit të industrialistëve, por që krejt në fund ata u ndalën nga Redon Bejta, që u tregua refleksiv në topin e rënë nga gjuajtja e lirë dhe një prekje me kokë nga bashkëlojtari i tij, për të shënuar epilogun e duelit derbi.
Ramiz Sadiku tash luan përsëri derbi në kryeqytet, kësaj radhe ndaj Flamurtarit në Xhemajl Ibishi, ndërsa 2 Korriku pret ekipin e ri të ardhur në Ligë të Parë Vjosa e Shtimes.