FOLA ESCH - PRISHTINA
Barazim shpresëdhënës
11 July, 2018 @20:19
Prishtina ka përfunduar me barazim duelin e radhës në gara evropiane. Ekipi i Fola Esch nga Luksemburgu dhe Prishtina, nuk kanë arritur të gjejnë rrjetën në ndeshje dhe dueli ka përfunduar 0-0.
Ekipi i Prishtinës në disa raste është treguar i rrezikshëm, por pa konkretizim, ndërsa rezultati 0-0 në fund, i jep shpresa për ndeshjen e radhës.
Njejtë, duhet pasur kujdes se me çdo barazim me gola në ndeshjen e radhës, ekipi nga Luksemburgu mund të shkojë përpara.
Fola Esch ka pasur 5 shuta në kornizë të portës së Visar Bekajt, por pa sukses, ndërsa posedimi i topit ka qenë 50-50, që tregon për rezultatin më shumë.