A&N 0-0 TREPÇA

Barazimi i parë për dy ekipet
4 September, 2022 @18:30
Në qetësi rrjetash ka përfunduar dueli i fundit i Ligës së Parë Grupi A, duel i xhiros së tretë ku në stadiumin Boka të Korishës së Prizrenit, A&N ka barazuar me Trepçën, 0-0.
Rastet më shumë anonin kah ekipi prizrenas, por djelmoshat e trajnerit Petrit Rushiti nuk u treguan të saktë para portës kundërshtare, për të barazuar kështu për herë të parë këtë stinor, pas një humbjeje dhe një fitoreje.
Bilans të njëjtë ka edhe Trepça e Emin Baliqit, që gjithashtu ka 4 pikë!
Xhiron që vjen, A&N i shkon Vëllaznimit në Gjakovë, ndërsa Trepça pret Rahovecin që s’ka humbje!
Pas këtij rezultati, trajneri Rushiti dha dorëheqje që u pranua nga kryesia e A&N-së.