Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KIKA 0-0 VLLAZNIA

Barazimi s’i konvenoi asnjërës

Fotot: KFKika/fb

Barazimi s’i konvenoi asnjërës


20 February, 2022 @20:00

Përballja e dy skuadrave të rrezikuara për rënie nga Liga e Parë B Kika-Vllaznia ka përfunduar me barazim pa gola sot në Hogosht, ndërsa ky rezultat si konvenoi asnjërës palë.

Kika është e teta në renditje ndërsa Vllaznia e Pozharanit e nënta, kurse me pikët e ndara, të dyja kanë shtuar nga një në llogari për ta lënë Vitinë të fundit, që u mposht dje nga 2 Korriku.

TABELA E LIGËS SË PARË B

Barazimi 0-0 mes Kikës e Vllaznisë ka ardhur pas një ndeshjeje të luftuar nga të dyja palët, por kushtet e terrenit dhe dëshira e lojtarëve, conin në drejtime jo të njëjta.

Përballjet e radhës, jo të lehta për të dyja palët, Vllaznia pret Vushtrrinë që po kërkon Superligën, ndërsa Kika i shkon 2 Korrikut, gjithashtu në luftë për Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë