CATALA

REUTERS
Barça mbetet pa Albën
15 September, 2013 @17:25
Këmbëshpejti Jordi Alba do t’i mungojë Barcelonës për afro një muaj pas lëndimit të pësuar në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Sevillës, të cilën katalonasit e fituan 3-2.
“Stafi mjekësor ka konfirmuar se lojtari ka lënduar muskulin dhe do të mungojë së paku tre javë nga fushat e gjelbëra,” shkruan në njoftimin e sotshëm të faqez zyrtare të Barcelonës sot.
Jordi Alba 24 vjeçar, që u zëvendësua nga Adriano në minutën e 14-të të ndeshjes ndaj Sevillës në Camp Nou, do të mungojë në ndeshjet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve, ndaj Ajax dhe Celtic. Ndërsa në La Liga nuk do të paraqitet ndaj: Rayo Vallecano, Real Sociedad, Almeria dhe Real Valladolid.