DERBI

REUTERS
Barazim në Meazza
14 September, 2013 @20:06
Derbi i madh italian ndërmjet Interit të renovuar me Walter Mazzarin në krye dhe Juventusit kampion aktual ka përfunduar me barazim 1-1.
Pasi që pjesa e parë përfundoi pa gola, Mazzari reagoi në pjesën e dytë duke e futur transferin e ri nga Sampdoria, Mauro Icardi, të cilit nuk iu desht shumë për të shënuar, pasi që pas vetëm pesë minutave kaloi ekipin e tij në epërsi pas një asistimi të Ricky Alvarezit.
Mirëpo, kjo nuk i pengoi aspak bianconerëve të Antonio Contes, të cilët arritën barazimin pas vetëm dy minutash nëpërmjet futbollistit më të mirë të tyre të stinorit të kaluar, Arturo Vidal, i cili pranoi topin nga Kwadwo Asamoah.
Ky edhe doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes përkundër rasteve dhe lojës së ‘nxehtë’ që i përngjau derbit të vërtetë.