MAN UTD

Januzaj debuton me fitore
14 September, 2013 @16:10
Adnan Januzaj dhe Marouane Fellaini kanë debutuar sot për Manchester Unitedin në Old Trafford, në fitoren e ekipit të tyre ndaj Crystal Palaca-it, 2-0.
Kosovari Januzaj ka hyrë në ndeshje në minutën e 67-të dhe ka qenë i implikuar në golin e dytë të Manchester Unitedit, kur pas faulimit të tij, ëayne Rooney shënon një gol të bukur që bëri rezultatin 2-0, pasi që më parë Robin Van Persie kishte dhënë epërsinë 1-0 nga penalltia për djajt e kuq.
Crystal Palace tërë pjesën e dytë e luajti me 10 lojtarë në fushë pasi që arbitri Jonathan Moss përjashtoi me karton të kuq Kagiso Dikgacoin, për shkak të ndaljes së Ashley Youngut, kur edhe u shkaktua penalltia e shënuar nga Van Persie.
Rezultatet dhe tabela aktuale në Premier League.