ARSENAL

Arsenal Official
Ozil, ia nis stërvitjeve me topçinjtë
12 September, 2013 @17:36
Mesfushori i ri i Arsenalit, që shënoi rekord transfer të skuadrës londineze, Mesut Ozil, ka bërë stërvitjet e para me klubin e tij të ri sot.
Gjermani Mesut Ozil sot ka kryer stërvitjet e para me skuadrën e tij të re, Arsenal. Ozil 24 vjeçar që erdhi në klubin londinez si transfer rekord i ekipit sot është paraqitur edhe zyrtarisht para fotoreporterëve të shumtë para dhe pas seancës stërvitore.
Ozil, pritet të debutojë me klubin e tij të ri këtë të shtunë ndaj macave të zeza të Sunderlandit në Stadium of Light.