BEST OF THE MONTH

Sturridge dhe Rodgers, më të mirët e muajit
13 September, 2013 @10:35
Brendan Rodgers, trajner i Liverpoolit dhe Daniel Sturridge, sulmues i këtij ekipi janë zgjedhur më të mirët e muajit të kaluar (gusht) në Premier League. Rodgers është shpallë trajneri më i mirë, derisa Sturridge futbollisti më i mirë i muajit.
Liverpooli në tre ndeshjet e para ka shënuar tre fitore, që është fillimi më i mirë i kampionatit pas 19 viteve.
Tre golat e vetme të shënuara për Liverpoolin në këto tre ndeshje në të gjitha fitoret prej 1-0 i ka shënuar Daniel Sturridge, që është treguar esencial në sulmin e skuadrës pas mungesës së yllit uruguajan Luis Suarez.