SUPERLIGA

Trepça barazon në fund
13 September, 2013 @18:02
Skuadra mitrovicase, Trepça, nuk është dorëzuar deri në fund të ndeshjes hapëse të xhiros së pestë të Superligës së Kosovës.
Përkundër se mitrovicasit kanë qenë në disavantazh prej dy golave në pjesën e parë, kur Shkëmbim Salihu shënoi dy herë për Ferizajin, kanë arritur të kthehen në lojë dhe të nxjerrin pikë.
Trepça së pari ka ulur epërsinë, ndërsa në pjesën e dytë të ndeshjes ka arritur që të barazojë rezultatin 2-2. Në anën tjetër, djelmoshat e Bylbyl Sokolit përkundër se nuk arritën të kthehen me fitore nga udhëtimi i sotëm, kanë treguar se janë arrë e fortë për çdo ekip dhe me pak fat do të mund të bëhen pretendent për kreun e tabelës.
Video
Trepça-Ferizaj 2-2
Çaste nga ndeshja