REAL MADRID

ntvspor
Me 4 mungesa në Stamboll
15 September, 2013 @16:00
Carlo Ancelotti ka bërë të ditur sot se Real Madrid do të udhëtojë në Stamboll pa treshen e mbrojtjes dhe një mesfushor.
Fabio Coentrao, Marcelo, Raphael Varane dhe Xabi Alonso do të jenë mungesat e Realit në Stamboll në ndeshje ndaj Galatasarayit, derisa dyshja që vlen 200 milionë euro, Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo, do të paraqiten në Turk Telekom Arena të Stambollit.
Real Madrid përveç Galatasarayit, në grup të Ligës së Kampionëve, për kundërshtar ka edhe Juventusin si dhe Kobenhavnin.