BUNDES

REUTERS
Mehmedi kthehet me gol, Bayern fiton
14 September, 2013 @17:32
Admir Mehmedi është kthyer me gol në skuadrën e tij Freiburg, pas vuajtjes së kartonit të kuq, që e la atë jashtë fushave të blerta për dy javë.
Mirëpo, skuadra e tij përkundër epërsisë me golin e Mehmedit, pësoi në fund nga Augsburgu 2-1. Mehmedi u fut në lojë në fillim të pjesës së dytë dhe shënoi menjëherë golin e epërsisë për skuadrën e tij.
Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munchen, ka mposhtur Hannoverin 2-0 me golat e Mario Mandzukicit dhe Franck Riberysë në pjesën e dytë.
Xherdan Shaqiri është futur në lojë nga Pep Guardiola në minutën e 81-të të ndeshjes, për ta zëvendësuar lojtarin më të mirë të Europës, Ribery.
Me këtë rezultat, bavarezët i kthehen fitoreve pas barazimit në xhiron e kaluar ndaj Freiburgut si mysafir.
Bayer Leverkusen gjithashtu vazhdoi formën e mirë, duke e mposhtur ëolfsburgun 3-1, derisa Schalke ka fituar për herë të parë trepikësh si mysafir me golin e vetëm të transferit të fundit të tyre, Kevin-Prince Boateng.
Rezultatet dhe tabela aktuale.