PARA DITËS SË PARË TË SEZONIT TË RI

Fotot: FCBarcelona & UCL
Barcelona-Bayern, në ditën e parë të Champions 21/22
13 September, 2021 @11:19
Dy super klube dhe ish fitues të Ligës së Kampionëve, Barcelona e Bayern do të jetë dueli më interesant për tu parë në ditën e parë të sezonit të ri të Champions League.
Liga e Kampionëve 21/22 nis nesër me përballjet e orës 18:45, Grupi F: Young Boys - Manchester United dhe Grupi G: Sevilla - Salzburg.
Ndërsa prej orës 21:00, Grupii E: Barcelona - Bayern, Dynamo Kiev - Benfica, Grupi F: Villareal - Atalanta, Grupi G: Lille - Wolfsburg, Grupi H: Chelsea - Zenit dhe Malmö - Juventus.
Dueli i madh i ditës: Barcelona-Bayern
Barcelona në krizë financiare, tash me një ekip të arnuar me blerjet verore pa dëmshpërblime pret Bayernin me trajnerin e ri Julian Nagelsmann, ku Robert Lewandowski po vazhdon formën konstante të tij të mirë.
Qasja e katalonasve në këtë ndeshje pritet të shihet me interes të madh, pasi që kundërshtari i fuqishëm do t’i tregojë atyre se ku janë dhe çka mund të presin këtë stinor - të parin pa Lionel Messin, pas gati dy dekadash.
Mbrojtësi i titullit nis si vendas
Në anën tjetër mbrojtësi i titullit të Ligës së Kampionëve, Chelsea i Thomas Thuchelit me Romelu Lukakun e rikthyer dhe me ekipin në formë, që po tregohet në Premier Ligë, pritet të ketë punë jo shumë të vështirë ndaj rusëve të Zenit.
Juve në Evropë dhe United me Cristianon
Juventus do të jetë interesant të shihet se si do të nis në gara evropiane, pas startit papritur të dobët në Serie A me Massimiliano Allegrin.
Kurse Manchester United, që pritet të nis me Cristiano Ronaldon në start, do të jetë mysafir i zviceranëve të Young Boys.
Duelet e grupeve A - D luhen të mërkurën.