CAMP NOU
Barcelona kalon pa fitore
10 April, 2013 @22:42
Barcelona ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas barazimit 1-1 me Paris St Germainin në Camp Nou.
Argjentiasi, Javier Pastore, ka shënuar gol në minutën e 50-të të ndeshjes për të qetësuar tifozët në Camp Nou dhe për t’i dhënë shpresa ekipit të Carlo Ancelottit për gjysmëfinale.
Mirëpo, trajneri i Barcelonës ka reaguar duke e futur lojtarin më të mirë në botë, Lionel Messi, i cili pushonte për shkak të lëndimit. Kështu, 20 minuta më vonë në një akcion, ku morri pjesë edhe Messi, David Villa asistoi për Pedro Rodriguezin, i cili me të majtën gjeti portën e Salvatore Sirigusë për të barazuar rezultatin 1-1.
Barcelona me rezultat të përgjithshëm 3-3 është kualifikuar në gjysmëfinale dhe është ekipi i vetëm që ka arritur të shkojë te katërshja më e mirë e Europës, pa fitore në çerekfinale.
Barcelona ka shkuar tutje në saje të vlerës më të madhe të golave si mysafir, pasi që ndeshja në Paris përfundoi 2-2.
CHAMPIONS LEAGUE, SONTE:
Barcelona - Paris St Germain | 1-1 |