SHEIKH
Malaga akuzon për racizëm!
10 April, 2013 @12:36
Eliminimi dramatik, që askush s’ka dëshirë t’i ndodhë, i bëri vaki mbrëmë Malagas, kur në minutat shtesë pranuan dy gola nga Borussia Dortmund për t’u eliminuar nga kualifikimi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“I falenderoj shumë-shumë ekipit tim. Ata kanë qenë kampionë të vërtetë në fushë. Më vjen keq për këtë padrejtësi dhe racizëm të bërë ndaj nesh,” ka thënë Sheikh Abdullah Al Thani, pas ndeshjes raporton kanali televiz Eurosport.
“Shpresoj që UEFA-ja të hulumtojë rastin, pasi që një klub spanjoll u eliminua në këtë mënyrë. Kjo nuk kishte lidhje me sport, por racizëm dhe atë ashiqare.”
Kritikat nga pronari i klubit spanjoll kanë ardhur pasi që Malaga u ankua në referim skandaloz pas golit të dytë të tyre, kur sipas tyre referi nuk ekzistoi në fushë prej minutës 83’ e deri në fund të ndeshjes.
Malaga, bëri senzacion këtë stinor në Ligë të Kampionëve, duke arritur në çerekfinale në stinorin debutues të saj dhe ishte disa minuta larg befasisë tjetër - gjysmëfinales.