JUVE
Arena pret luftë
10 April, 2013 @10:28
Rezultati 2-0 për Bayern Munchen nga ndeshja e parë çerekfinale është premtues për bavarezët. Ndërsa skuadra e Antonio Contes, Juventus, shpreson se madhështia e Juventus Arenas do t’i kthejë ata në lojë për të bërë befasinë.
Sidoqoftë, Juventusi duhet të shikojë që të mos pranojë gol nga gjermanët, pasi që goli si mysafir i shënuar nga Bayern, do t’ua prishte hesapet. Të dyja skuadrat kanë dominuar në ligat e tyre këtë stinor dhe kjo llogaritet si përballja italo-gjermane, prej më të mirave.
Juventusi gati kampion dhe Bayerni zyrtarisht kampion do të kërkojnë derën e gjysmëfinales, në mënyrat e veta.
Bianconerëve do t’iu mungojë sot dyshja kyqe, Stephan Lichtsteiner dhe Arturo Vidal - për shkak të suspendimit. Ndërsa bavarezëve, i lënduari Toni Kroos.
Juventus pritet të sulmojë nga minuta e parë për shkak të disavantazhit nga ndeshja e parë dhe çdo gol i shpejtë i tyre do të bënte edhe më interesante ndeshjen, derisa Bayern me Arjen Robben, Mario Gomez dhe Xherdan Shaqirin në bankën rezervë, do të pres mbarëvajtjen e ndeshjes për të reaguar.
CHAMPIONS LEAGUE, SONTE:
20:45, Juventus Arena, Torino | Juventus - Bayern Munchen | (0-2) Rezultati i ndeshjes së parë | Gjyqtar kryesor: Carlos Velasco (Spanjë) |
KUOTAT E WILLIAM HILL:
1 | Juventus fiton - 3.00 | Barazim - 3.50 | Bayern fiton - 2.45 |