CHAMPIONS LEAGUE
Fito Drogbën, bëhu kampion!
10 April, 2013 @9:40
Nëse del e dhëna elimino ekipin e Didier Drogbës dhe fito Ligën e Kampionëve, atëherë prej tash mund të thuhet që Real Madrid e ka të fituar titullin e dhjetë jubilar të kampionit europian.
Shikoni historinë: Porto e Jose Mourinhos, kishte eliminuar Didier Drogbën me Olympiqe Marseille në stinorin 2003/04 në fazën grupore të Ligës së Kampionëve - Porto fitoi Ligën e Kampionëve.
Liverpool, eliminoi një stinor më vonë (2004/05), ekipin e ri të Drogbës atëherë, Chelsea, në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve (1-0 dhe 0-0) për të fituar më vonë finalen historike me penallti.
Pastaj vjen koha e Barcelonës. Katalonasit në dy titujt e fituar europian, kanë eliminuar - Drogbën (Chelsea) në stinorin 2005/06 në të tetën e finales, ndërsa në stinorin 2008/09 në gjysmëfinale.
Kur e la Jose Morinho Chelsean, për Interin, neroazzurrët është dashur të eliminojnë përsëri ekipin e Drogbës (Chelsea) në të tetën e finales për t’u shpallë kampion europian në stinorin 2009/10.
Mbrëmë ekipi i Drogbës (Galatasaray) u eliminua nga Real Madridi. A po vjen titulli i dhjetë europian te madrielenët?!