MOURINHO
Tifozë spektakular
10 April, 2013 @8:58
Real Madrid është dashur që të durojë stuhinë e Galatasarayit në pjesën e dytë për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Nuk kam pasur kohë të jem nervoz. E di se Galatasaray është i fortë. Ata nuk luajtën me 11 lojtarë sot, por me 50 mijë tifozë. Ishte vështirë për ne dhe ata e merituan fitoren,” ka thënë portugezi Mourinho në konferencë për shtyp pas ndeshjes.
“Në momentin që e vendosa Raul Albiolin para mbrojtjes gjërat filluan të qetësohen përndryshe do të mund të ndodhte gjithçka, pasi kundërshtari nuk kishte çka të humbte.”
Jose Mourinho pas ndeshjes ka hyrë në zhveshtoren e ekipit të Galatasarayit për t’i uruar futbollistët kundërshtarë për fitoren.
Real Madrid ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe pret shortin e së premtes për ta njohur kundërshtarin e fundit para finales.