PARC DES PRINCES

Barcelona një hap afër gjysmëfinales
15 April, 2015 @22:29
Barcelona është treguar arrë e fortë për Paris St Germainin sonte në Paris, duke e mposhtur me rezultat 3-1.
Neymar hapi serinë e golave për Barcelonën pas asistimit të Leo Messit, derisa me daljen e Thiago Silvas pas lëndimit, Barcelona në pjesë të dytë goditi edhe dy herë përmes Luis Suarezit.
Parisienët arritën të shënojnë një gol përmes Gregory van der Wielit, pasi që devijoi topin pak Jeremy Mathieu, për 3-1.
Me këtë rezultat Barcelona mund të thuhet se është afër gjysmëfinales së radhës në Ligë të Kampionëve, derisa Paris St Germainit do t’i duhet mrekullia në Camp Nou për të arritur katërshen më të mirë të Europës.
Luis Suárez Goal Paris Saint-Germain psg vs… by ruddeboy
Luis Suárez Goal - PSG vs Barcelona 1-3 CL 15… by videonuyukle