DREJT CAS

Gianni De Biasi niset në CAS
15 April, 2015 @18:56
Trajneri i kombëtares shqiptare në futboll, Gianni De Biasi, ka shkrepur një ‘Selfie’ nga aeroporti, prej ku do të niset për në Gjenevë të Zvicrës para rrugës për Laussane.
Ai do të jetë prezent në seancën dëgjimore të CAS-it, që do të jep vendimin përfundimtar për ndeshjen e kontestuar Serbi-Shqipëri, të cilën UEFA ia dhuroi Serbisë me 3-0.
De Biasi mbrëmë është shprehur për mediat italiane se pret që CAS t’ia jep Shqipërisë tre pikë nga kjo përballje.