PAS MESNATE
Barcelona zyrtarizon trajnerin e ri, Xavi Hernández
6 November, 2021 @7:04
Lajmi u zyrtarizua pak para orës 2 të mëngjesit të sotëm, ndërsa faqja zyrtare e Barcelonës publikoi artikullin ku thoshte se Xavi Hernandez është trajner i ri i i Barcelonës!
Barcelona ka arritur marrëveshje me legjendën e klubit që të rikthehet tash si trajner, ndërsa i ka dhënë kontratë deri në fund të këtij stinori plus dy stinorë tjerë.
Marrëveshja me Xavin u arrit pas bisedimeve disa ditëshe me pronarët e klubit nga Katari, Al-Sadd, që ia patën besuar ekipin fillestarit në këtë zanat atëherë.
Të hënën më 8 nëntor do të bëhet prezantimi i Xavit si trajner i ekipit të parë të Barcelonës, në një ngjarje që do të jetë e hapur për publikun në Camp Nou.
Xavi te Barcelona do ta zëvendësojë trajnerin e deritashëm të ekipit Ronald Koeman, që u shkarkua pas mos arritjes së fitores ndaj Alavesit në një seri të rezultateve jo të mira për klubin. Sergi Barjuan, trajner i Barcelona B, po qëndron në krye të shtabit teknik të ekipit të parë derisa të arrijë Xavi në ekip.