PAS NDESHJES
Batatina: Duhet të marrim masa
21 August, 2021 @21:05
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, në deklaratën e tij pas barazimit befasues ndaj Ulpianës debutuese në shtëpi, ka thënë se ekipi i tij ka qenë i lodhur dhe mysafirët kanë shfrytëzuar terrenin për të siguruar pikën.
“U vërejt lodhja dhe sigurisht kjo ka ndikuar edhe te koncentrimi i ekipit. Ulpiana shfrytëzoi terrenin që nuk ishte i nivelit dhe u mundua të nxjerrë barazim duke zhagitur lojën. Ne duhet bërë maksimumin për ndeshje tjera, derisa [Alef] Firmino tregoi se është lojtar cilësor. Nuk ka përfunduar ende asgjë. Duhet të marrim masa për ndeshjet tjera që na presin,” ka thënë ndër të tjera trajneri i llapjanëve, që ditë më parë fitoi Superkupën e Kosovës duke e mposhtur Prishtinën në vazhdime.
Ulpiana e Lipjanit ka nxjerrë barazim befasues në xhiron e parë të Superligës ndaj Llapit favorit sot, duke siguruar pikën me rezultat 1-1.