GRUPI D

REUTERS
Bayern thyen rekordin e Barcelonës
27 November, 2013 @22:08
Bayern Munchen, kampioni aktual i Europës, ka bërë histori sonte me fitoren ndaj CSKA Moskës në Moskë. Ata janë bërë ekipi i parë që ka arritur të shënojë 10 fitore radhazi në Ligë të Kampionëve, duke e thyer rekordin e Barcelonës së vitit 2002/03 që kishte nëntë fitore me radhë.
Përkundër kërkesës për nismë të mirë të ndeshjes, ushtarakët e CSKA-së, u rrethuan nga performanca autoritative e bavarezëve të cilët bllokuan gjithçka dhe shënuan fitore të lehtë.
Arjen Robben dhe Mario Gotze shënuan për epërsinë prej 0-2, derisa penalltia e Keisuke Hondas dha shpresa për rusët, por Thomas Muller, ia ktheu me penallti 1-3, rezultatin përfundimtar.
Bayerni veçse i kualifikuar radhiti fitoren e pestë me radhë në grup, duke mbledhur pikën e 15-të, kurse CSKA-ja përfundimisht u eliminua nga Liga e Kampionëve dhe tani më mbetet të shihet se a do të sigurojë Europa League në luftë me Viktoria Plzenin çek.
TABELA AKTUALE GRUPI D:
1 | Bayern Munchen | 15 pikë | ||
2 | Manchester City | 9 pikë | ||
3 | CSKA Moska | 3 pikë | ||
4 | Viktoria Plzen | 0 pikë |