LËNDIMI

REUTERS
Behrami në pritje
13 January, 2014 @22:19
Si duket lëndimi i mesfushorit të Napolit, Valon Behrami, është edhe më serioz se sa që mendohej në fillim.
Mitrovicasi që luan për kombëtaren e Zvicrës pas kontrollimeve të sotme në Barcelonë te specialisti i Barcelonës, Dr. Villarubias, është këshilluar që të presë edhe dhjetë ditë tjera për të vërtetuar dhe për të parë më në detaje lëndimin e tij, pas terapive specifike.
Behrami 28 vjeçar dyshohet të ketë mikro frakturë ose lëndim në ligament, por kjo ende nuk po mund të vërtetohet dhe mjekët e klubit napolitan po shikojnë mundësinë të bëjnë operimin e tij për të përfunduar njëherë e përgjithmonë problemin e tij, që po e ndalon atë të bëj stërvitje të rregullta me ekipin.
Napoli gjindet në vendin e tretë të Serie A-së me 42 pikë, dhjetë më pak se Juventusi lider.