SASSUOLO

REUTERS
Berardi turpëron Milanin
12 January, 2014 @23:06
Sassuolo ka arritur të befasojë jo vetëm Milanin sonte, por edhe opinionin e gjërë. Ekipi që po debuton në Serie A dhe po lufton pë mbijetesë, ka arritur të shënojë një fitore historike në stadiumin e saj gjysmë të mbuluar nga mjegulla sonte, Tricolore.
Për fitoren e madhe u përkujdes sulmuesi i talentuar i Sassuolos, Domenico Berardi, djalosh ky 19 vjeç që është në pronësi të Juventusit. Por si shkoi ngjarja. Milan ia nisi në mënyrë perfekte ndeshjes ku brenda 15 minutave të parë kaloi në epërsi 0-2, me anë të golave nga Robinho dhe Mario Balotelli.
E Berardi pastaj morri gjithçka në dorë të tij, duke u përkujdesur për disfatën turpëruese të rossonerëve në krizë. Ai shënoi hat-trick përbrenda minutave të mbetura, ashtu që ekipi i tij të shkojë në pushim 15 minutësh në epërsi 3-2, ndërsa me të filluar pjesa e dytë shënoi edhe golin e katërt të tij.
Krejt çka arriti Milan deri në fund ishte zvogëlimi i epërsisë në 4-3 nëpërmjet Riccardo Montolivos, derisa hyrja e shumëpritur dhe debutimi i Keisuke Hondas i dha paksa shpresë Milanit në pjesë të dytë, por ishte tepër vonë për të ndërruar diçka.
Rezultatet dhe tabela aktuale.