SANT ELLIA

REUTERS
Juve atomike në fund
12 January, 2014 @18:40
Juventus ka pasur një paraqitje fantastike sot në 20 minutat e fundit të takimit në Sant Ellia derisa kanë arritur që të përmbysin epërsinë e Cagliarit, për të mbajtur diferencën e pikëve me Romën.
Nxënësit e Antonio Contes kanë qenë të befasuar kur Mauricio Pinilla kaloi në epërsi vendasit, mirëpo vetëm 10 minuta më vonë, Fernando Llorente ka shënuar për të barazuar në 1-1.
Mirëpo, 20 minutat e fundit të ndeshjes kanë qenë fatale për vendasit kur Claudio Marchisio, Fernando Llorente dhe Stephan Lichtsteiner kanë shënuar nga një gol për fitoren 4-1 të biancocerëve.
Me këtë fitore Juventus ka mbajtur Romën larg saj tetë pikë dhe vazhdon të shkojë me hapa të sigurtë drejt titullit të radhës, derisa trajneri i Manchester Unitedit nga tribunat shikonte për ndonjë përforcim të mundshëm.
Rezultatet dhe tabela aktuale.