MANCHESTER CITY

REUTERS
Kthehet edhe Aguero
11 January, 2014 @9:04
Sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero, i është kthyer stërvitjeve me Manchester Cityn dje njofton BBC.
Pas lëndimit që e kishte ai si duket është më mirë dhe pritet që të jetë i gatshëm për ndeshjen e xhiros së ardhshme ndaj Cardiff Cityt, që luhet më 19 janar.
Aguero i cili ka shënuar 19 gola këtë stinor për ekipin e Manuel Pellegrinit, është jashtë fushave që nga fitorja 6-3 e Manchester Cityt ndaj Arsenalit, më 14 dhjetor 2013.