MONTPELLIER

REUTERS
Niang, ia nis me gol
10 January, 2014 @22:24
Mbaye Niang që erdhi në këtë afat kalimtar si huazim nga Milan në Montpellier, për t’i ndihmuar këtyre të fundit në luftë për mbijetesë - ka arritur të nxjerrë një pikë për ekipin e tij në ndeshje ndaj favoritit absolut, Monacos.
Monaco kishte kaluar epërsi në minutën e 52-të të ndeshjes nëpërmjet Laywin Kurzawa, por Niang ka shënuar me të dytën penalltinë e ekipit të tij më vonë për të nxjerrë një pikë tejet të rëndësishme për Montpelliernë.
Në anën tjetër, Monaco, përkundër se po lufton për titull, nuk ka arritur të mposht Montpelliernë si mysafir dhe tanimë Paris St Germain mund të ngris epërsinë në krye të tabelës.
Rezultatet dhe tabela aktuale.