MANCHESTER

REUTERS
City merr kreun
12 January, 2014 @18:16
Manchester City përsëri ka marrë kreun e Premier League, së paku derisa të luaj Arsenali. Skuadra e Manuel Pellegrinit ka shënuar fitore sot ndaj Newcastle United 2-0 në St James Park për të dalë mbi Chelsean, që morri lidershipin e ligës dje.
Edin Dzeko dhe Alvaro Negredo shënuan për fitoren e të kaltërve të Manchesterit, derisa vendasit protestuan te gjyqtari i ndeshjes për një gol të anuluar të tyre.
Përveç kësaj, Manchester City pret me ankth të kutpojë se si është puna me Samir Nasrinë, i cili u largua nga ndeshja pas një lëndimi në dukje të rëndë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.