Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REAL MADRID

Vetëm 3 pikë larg kreut

REUTERS

Vetëm 3 pikë larg kreut


12 January, 2014 @20:57

Real Madrid po i afrohet kreut. Madrilenët janë larg Barcelonës dhe Atletico Madridit vetëm tre pikë tashmë. 

Një fitore nervash ka qenë ajo e sotmja në Barcelonë ndaj Espanyolit, ku as Cristiano Ronaldo, as Gareth Bale e as Karim Benzema nuk kanë qenë në formën më të mirë e me fat. 

Por, në këso ditësh për të treguar rëndësinë, ka dalë në skenë ish mbrojtësi i Portos, Pepe, i cili ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes dhe për fitoren tejet të vlefshme. 

Tashmë Carlo Ancelotti me Real Madridin është në lojë, pasi që barazimi i mbrëmshëm ndërmjet Atletico Madridit dhe Barcelonës më së shumti u konvenoi atyre dhe tanimë trepikëshi dhe kreu i tabelës - mund të arrihet në çdo xhiro. 

Rezultatet dhe tabela aktuale.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga