BRITANNIA

REUTERS
Goleada e Liverpoolit
12 January, 2014 @20:37
Skuadra e Brendan Rodgers është kthyer në katërshen kryesuese të Premier League pas fitores së sotme ndaj Stoke City në goleadën në stadiumin Britannia.
Lojtari më i mirë i muajit dhjetor, Luis Suarez, edhe një herë ka treguar se është në top formë. Uruguajani ka shënuar dygolësh sot në ndeshje ndaj Stoke Cityt, që kishte rastet e veta për të bërë edhe më shumë sesa përfundimtarja 3-5.
Liverpooli për gjysmë ore loje kishte epërsinë 0-2, por vendasit në saje të golave të shpejtë të shtatëgjatit Peter Crouch dhe ish lojtarit të tyre, Charlie Adam, barazojnë për të shkuar në pushim 2-2.
Liverpool në pjesën e dytë arrin epërsinë 2-4, kur Jonathan ëalters e ulë atë në 3-4 dhe pritej drama në fund, në skenë del Daniel Sturridge, i rikthyer pas lëndimit për të vulosur fitoren 3-5 në fund.
Rezultatet dhe tabela aktuale.