Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREMIER LEAGUE

Berbatov fundos QPR-në

REUTERS/Paul Hackett

Berbatov fundos QPR-në


1 April, 2013 @23:26

​Skuadra që po lufton për mbijetesë në Premier League, Queen’s Park Rangers, ka pësuar goditjen e radhës nga Fulhami. Djelomshat e Harry Redknapp nuk kanë arritur të bëjnë më shumë sesa të ulin epërsinë e lartë të Fulhamit prej 3-0 në 3-2. 

Sulmuesi bullgar, Dimitar Berbatov, edhe sonte ka treguar cilësitë e veta duke shënuar dy gola brenda 22 minutave të para të takimit, ndërsa më vonë edhe një autogol i QPR-së, ka goditur rëndë mysafirët në Craven Cottage. 

Përkundër se marokeni, Adel Taarabt, shënoi në fund të pjesës së parë për t’i dhënë shpresa ekipit të tij, në pjesën e dytë ata arritën vetëm të zbusin epërsinë e Fulhamit në 3-2, nëpërmjet golit të shënuar nga Loic Remy.

Fulham në 15 minutat e fundit të takimit, luajti me10 lojtarë në fushë, pasi që, Steve Sidwell, u ndëshkua me karton të kuq. Fulham, me këtë fitore ka kërcyer në vendin e nëntë, derisa QPR, është e parafundit në tabelë me 25 pikë nga 31 ndeshje, sa ka edhe Readingu në vendin e fundit. 



PREMIER LEAGUE, SOT:

Fulham - QPR 3-2

 
Të gjitha lajmet nga Premier League