Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FLET KAPITENI

Besa synon kthimin në maje të futbollit

KF Besa/Official

Besa synon kthimin në maje të futbollit


12 July, 2014 @18:36

Portieri dhe kapiteni i Besës së Pejës, Valmir Bytyqi, është shprehur tejet i lumtur me riorganizimin e klubit të tij dhe ka premtuar angazhim të madh në stinorin e ri. 

Duke iu falenderuar drejtuesve të klubit për organizim fantastik, përforcimet dhe sferat tjera ai i ka siguruar kthimin e Besës aty ku e ka vendin. 

“Dua t’ju sigurojë të gjithëve që në skuadër do të mbretërojë disciplina dhe angazhimi maksimal për rezultate të mira, andaj uroj dhe shpresoj në një stinor shumë të mirë dhe numër të konsiderueshëm të tifozëve në tribuna. Të gjithë së bashku do të arrijmë që ta kthejmë Besën në majet e futbollit kosovar - aty ku e ka vendin,” ka thënë mes tjerash numri një dhe kapiteni i ekipit pejan, njofton faqja zyrtare e ekipit pejan në Facebook.

Besa ka përfunduar stinorin e kaluar në vend të pestë të Superligës, ndërsa me fillimin e kësaj vere ata kanë renovuar së pari terrenin në Shahin Haxhiislami, pastaj kanë angazhuar futbollistë me përvojë dhe të dëshmuar në Kosovë si Fatih Karahoda, Kreshnik Rexha, Dukagjin Gashi, etj. 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga