FENERBAHÇE
Zyrtarizohet Diego
12 July, 2014 @18:11
Kampionja e Turqisë, Fenerbahçe, ka zyrtarizuar brazilianin Diego në radhët e saj duke ia dhënë numrin dhjetë në fanellë.
Mesfushori brazilian do të përfitojë 10.5 milionë euro në tre vitet e ardhshme nga Kanarinat e Stambollit, derisa kryetari i klubit, Aziz Yildirim, ka thënë se nuk ka nevojë t’ia shpjegojë askujt Diegon pasi që cilësitë e tij janë të dëshmuara.
“Jam i lumtur që jam pjesë e një klubi të madh,” ka thënë ndër të tjera dhjetëshja e re e Fenerbahçes - që nënshkroi kontratën tre vjeçare me klubin e tij të ri.
Diego 29 vjeç ka qenë pjesë e Atletico Madridit stinorin e kaluar ku u shpallë kampion i Spanjës, derisa me letra ka qenë lojtar i Wolfsburgut.