CECH I PAKËNAQUR
Mund të largohet
12 July, 2014 @12:27
Njëri ndër portierët më të vlerësuar në botë, Petr Cech, është duke kërkuar të largohet nga ekipi i tij i deritashëm, Chelsea.
Kështu ka bërë të ditur sot El Mundo Deportivo, që ka shkruar për pakënaqësinë e çekut pasi që të riut belg, Thibaut Courtois, i është premtuar numri një i portës së londinezëve.
E pasi që transferimi i Victor Valdesit dështoi te Monacoja për shkak të lëndimit të tij, Cech shihet si opcion ideal për numrin një të portës së ekipit nga Principata.
Cech 32 vjeçar në rast të një marrëveshjeje me Monacon, do të kthehej në Ligue 1, pas një dekade shërbimi në Chelsea. Ai kishte ardhë te ekipi londinez nga Rennes.