Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIFA SHPALL

10 kandidatët për Topin e Artë në Brazil

fifa

10 kandidatët për Topin e Artë në Brazil


11 July, 2014 @20:52

Topi i Artë është çmim që i ipet lojtarit më të mirë në Kupë të Botës, derisa për këtë votojnë përfaqësuesit e mediave. 

Katër futbollistë gjerman, janë në listën e FIFA-së për këtë çmim, derisa Argjentina ka tre kandidatë tjerë në këtë garë. Tre lojtarët tjerë janë nga Brazili, Kolumbia dhe Holanda. 

Ky çmim së pari i është dhënë argjentinasit, Mario Kempes në “Argjentina 1978”, derisa pas tij këtë çmim e kanë fituar lojtarët si Diego Maradona, Ronaldo, Zinedine Zidane e së fundi Diego Forlan. 

FIFA gjithashtu ka bërë të ditur kandidatët për lojtarin më të mirë të ri të Botërorit si dhe portierët më të mirë. 



10 KANDIDATËT PËR TOPIN E ARTË:

Angel Di Maria (Argentina) Mats Hummels (Germany) Toni Kroos (Germany) Philipp Lahm (Germany)
Javier Mascherano (Argentina) Lionel Messi (Argentina) Thomas Mueller (Germany) Neymar (Brazil)
Arjen Robben (Netherlands) James Rodriguez (Colombia)


KANDIDATËT PËR LOJTARIN MË TË MIRË TË RI:

1 Memphis Depay (Netherlands) Paul Pogba (France) Raphael Varane (France)


KANDIDATËT PËR PORTIERIN MË TË MIRË:

1 Keylor Navas (Costa Rica) Manuel Neuer (Germany) Sergio Romero (Argentina)

 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014