Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARGJENTINA

Sabella do të jep dorëheqje

REUTERS

Sabella do të jep dorëheqje


11 July, 2014 @18:56

Përzgjedhësi i Argjentinës, Alejandro Sabella, ka thënë se do të jep dorëheqje pas finales së Kupës së Botës. 

Pa marrë parasysh epilogun e ndeshjes më të rëndësishme në futbollin botëror, Sabella, do të dorëhiqet nga posti i përzgjedhësit të Gauchosëve, i ka thënë agjenti i tij një radioje lokale argjentinase, FM Delta, transmetojnë mediat e atjeshme. 

“Të arrish në kulm është gjithmonë pozitive. Besoj se ai i dha gjithçka kombëtares dhe është koha që këtë detyrë t’ia dorëzojë dikujt tjetër,” ka thënë Eugenio Lopez për radion në fjalë. 

Argjentina ka arritur finalen e Kupës së Botës për herë të parë që nga “Italia 1990”. Ata kanë arritur të dalin në finale të “Brazili 2014” pas tre fitoreve me radhë në grup dhe pastaj duke eliminuar me radhë, Zvicrën, Belgjikën dhe Holandën. 

Finalja e madhe e Kupës së Botës, Argjentina-Gjermania, do të luhet të dielën në Maracana të Rio De Janeiros. 


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014